Atletico Madrid mohon ofertën e Barcelonës për Julián Alvarez-in

Atletico Madrid mohon ofertën e Barcelonës për Julián Alvarez-in

14:28, 29/05/2026

Atlético Madridi ka hedhur poshtë zërat për një ofertë të mundshme nga Barcelona për Julián Álvarezin. Burime pranë klubit madrilen kanë deklaruar për mediet spanjolle se nuk ka mbërritur asnjë propozim zyrtar për sulmuesin argjentinas.

Sipas drejtuesve të Atletico-s, lajmet për një negociatë me Barcelonën janë “një tjetër gënjeshtër”, ndërsa klubi mbetet i vendosur për të mos e shitur lojtarin gjatë merkatos verore.

Nga ambienti i “Metropolitano”-s është bërë e qartë se Julián Alvarez konsiderohet një pjesë kyçe e projektit për sezonin e ardhshëm dhe se drejtuesit sportivë nuk kanë ndërmend të hapin diskutime për largimin e tij, pavarësisht interesimit që mund të vijë nga klube të tjera.

Ditët e fundit mediet spanjolle raportuan se Barcelona po kërkonte të afrohej me sulmuesin argjentinas për të forcuar repartin ofensiv, por Atletico ka reaguar menjëherë duke mbyllur çdo spekulim mbi të ardhmen e lojtarit.

Klubi madrilen vazhdon të mbajë një qëndrim të fortë në lidhje me Alvarez, duke theksuar se ai nuk është në shitje dhe se do të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës edhe në sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco