Një gol i jashtëzakonshëm i shënuar në Rumani ka bërë xhiron e botës dhe tashmë konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për ‘FIFA Puskás Award’.
Protagonist është 19-vjeçari Alin Techeres, i cili realizoi një gol spektakolar me “rabona” në ndeshjen e Sepsi OSK Sfantu Gheorghe ndaj Steaua Bukureshtit, e vlefshme për ligën e dytë rumune.
Goli erdhi në fitoren 0-2 të skuadrës së tij dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e medieve ndërkombëtare për mënyrën spektakolare të ekzekutimit. Techeres, në një moment kreativiteti të lartë, e befasoi portierin me një goditje të pazakontë, duke e kthyer aksionin në një perlë futbolli.
Ky realizim është përfshirë tashmë në listën e golave më të bukur të sezonit dhe shihet si një kandidat serioz për çmimin prestigjioz ‘Puskás’, që jepet nga FIFA për golin më të bukur në botë.
Në moshën vetëm 19-vjeçare, Techeres ka marrë një vëmendje të madhe, ndërsa ky gol mund të shënojë një pikë kthese të rëndësishme në karrierën e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: