Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Simone Biles rrëfen realitetin e vështirë para ‘Los Angeles 2028’: Ende jam në terapi

Simone Biles rrëfen realitetin e vështirë para ‘Los Angeles 2028’: Ende jam në terapi

21:13, 01/05/2026

Edhe pse konsiderohet gjimnastja më e suksesshme në histori, Simone Biles vazhdon të përballet me sfida të mëdha personale ndërsa afrohen Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

‘Ylli’ amerikan, që ka dominuar për vite me radhë në arenën ndërkombëtare, ka treguar hapur se rrugëtimi i saj drejt rikthimit nuk lidhet vetëm me medaljet, por edhe me shëndetin mendor. Në një intervistë për CNN, Biles pranoi se vazhdon të ndjekë terapi, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes emocionale në jetën e saj.

“Ndiej se kjo më tregoi realitetin, sepse shumë njerëz mendonin se isha si një robot. Por, në thelb, jam njësoj si të gjithë të tjerët. Jam reale. Më ndihmoi të merrja terapinë që meritoja dhe ende jam në terapi”, u shpreh ajo.

Biles u tërhoq përkohësisht nga garat gjatë Lojërat Olimpike Tokio 2020, pas problemeve të njohura si “twisties”, një gjendje që ndikon në koordinimin dhe përqendrimin e gjimnastëve. Ky moment ndryshoi jo vetëm karrierën e saj, por edhe mënyrën si perceptohet shëndeti mendor në sportin elitar.

Ajo theksoi se gjimnastët shpesh shihen si të pathyeshëm, por realiteti është ndryshe. “Ky ishte momenti i parë kur dobësia u shfaq në një skenë globale. Tani e shoh si guxim, jo si dobësi”, shtoi ajo.

Pavarësisht sukseseve të vazhdueshme dhe rikthimit të saj në nivelet më të larta, Biles ka zgjeruar fokusin përtej perfeksionit në rezultate, duke u kthyer në një zë të rëndësishëm për mirëqenien e sportistëve.

 

Historia e saj ka ndikuar edhe në mënyrën si trajtohet shëndeti mendor në sport, duke ndihmuar në normalizimin e diskutimeve për presionin emocional dhe sfidat psikologjike që përballen atletët.

Ndërsa sytë janë drejt ‘Los Angeles 2028’, një gjë është e sigurt: ndikimi i Simone Biles shkon përtej medaljeve, duke ndryshuar përgjithmonë mënyrën si kuptohet forca në sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco