Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Flick qetëson Spanjën: Yamal do të jetë gati për Botërorin

Flick qetëson Spanjën: Yamal do të jetë gati për Botërorin

16:45, 01/05/2026

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë lajme pozitive për gjendjen e talentit spanjoll, Lamine Yamal, duke siguruar se ai do të jetë në formë për Kupn e Botës.

Në konferencën për shtypin para ndeshjes së LaLiga-s kundër Osasuna-s, tekniku i Barcelonës u shpreh optimist për rikuperimin e 18-vjeçarit, i cili aktualisht është i dëmtuar. “Ai po bën përparime të mira. Mendoj se do ta shohim në Botëror. Ka më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer, dhe kjo është ajo që dëshiron”, deklaroi Flick.

Yamal pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë më 22 prill, gjatë një ndeshjeje kampionati kundër Celta Vigo-s. Një ditë më pas, Barcelona njoftoi se ai do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por pritet të jetë gati për të marrë pjesë në Botërorin e tij të parë këtë verë. Deri tani, sulmuesi i ri ka zhvilluar 25 ndeshje dhe ka realizuar 24 gola në të gjitha kompeticionet.

Flick u shfaq optimist edhe për rikthimin e brazilianit Raphinha-s, i cili ka qenë i dëmtuar që nga marsi. “Raphinha është një lojtar që jep gjithmonë 100%, si në fushë ashtu edhe në stërvitje. Për ne është shumë e rëndësishme ta kemi sërish në dispozicion. Ai do të udhëtojë me skuadrën dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në ndeshjen e radhës”, shtoi trajneri.

Ndërkohë, Barcelona është shumë pranë titullit në La Liga. Katalanasit mund të shpallen kampionë që këtë fundjavë nëse mposhtin Osasuna-n dhe nëse Real Madridi nuk arrin të fitojë ndaj Espanyol-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco