Talenti i ri i Mercedes-AMG Petronas, Kimi Antonelli, vazhdon të tregojë pjekuri përtej moshës, duke mbajtur këmbët në tokë pavarësisht vëmendjes së madhe që e rrethon në Formula 1.
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, 19-vjeçari theksoi se suksesi i hershëm nuk e ka ndryshuar si person, por vetëm ambientin rreth tij.
“Jeta ime nuk ka ndryshuar, por ajo që më rrethon po. Ka qenë diçka e bukur dhe e kam shijuar, por kaq mjafton. Duhet të përqendrohem në pistë”, u shpreh piloti italian.
Antonelli u ndal veçanërisht te puna intensive për të përmirësuar dobësitë, duke zbuluar se ka kryer deri në 150 prova nisjesh në simulator.
“Kam bërë aq shumë nisje sa ndjeja dhimbje në krah. Kam punuar ngushtë me ekipin dhe kemi bërë edhe ndryshime në levën e freksionit”, tregoi ai.
Qëllimi i këtyre përgatitjeve është i qartë: eliminimi i gabimeve në start dhe paraqitja sa më konkurruese në garat e ardhshme. Sipas Antonellit, përmirësimet pritet të reflektohen që në Çmimi i Madh i Kanadasë.
Me një qasje kaq profesionale dhe disiplinë të lartë, italiani po konfirmon se është një nga emrat më premtues të së ardhmes në Formula 1, duke punuar fort për të shndërruar talentin në rezultate konkrete në pistë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: