Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Interi përgatitet për festën e titullit, klubi akordon shpërblimet për skuadrën dhe stafin

Interi përgatitet për festën e titullit, klubi akordon shpërblimet për skuadrën dhe stafin

13:16, 01/05/2026

Interi është shumë pranë kurorëzimit kampion në Serie A, teksa sfida ndaj Parmës mund të vulosë matematikisht titullin e 21-të në histori.

Një fitore do të mbyllte çdo llogari, duke hapur menjëherë festën në kampin zikaltër.

Në Milano gjithçka është gati për festimet, me tifozët që presin vetëm sinjalin për të nisur festën e madhe.

Parakalimi tradicional me autobusin e hapur pritet të zhvillohet pas ndeshjes së fundit në “San Siro”, kundër Veronës më 17 maj.

Sipas mediave italiane, pronarët e klubit, Oaktree Capital, kanë vendosur një bonus prej rreth 6 milionë eurosh për skuadrën dhe stafin në rast fitimi të titullit, duke theksuar rëndësinë e këtij objektivi për klubin.

Megjithatë, drejtuesit zikaltër nuk po mendojnë vetëm për festën, por edhe për të ardhmen.

Merkatoja e verës ka nisur të marrë formë, me disa emra të rëndësishëm në radar.

Manu Koné shihet si përforcim ideal për mesfushën, ndërsa Curtis Jones konsiderohet një investim me potencial të madh për të ardhmen.

Në repartin ofensiv, mbetet në vëmendje edhe Moussa Diaby, i cili vlerësohet për shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar rrezik konstant në sulm.

Interi ndodhet kështu në një moment kyç: vetëm një hap larg lavdisë në fushë, por njëkohësisht duke ndërtuar bazat për të ardhmen, me synimin për të qëndruar në majat e futbollit italian dhe europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco