Të dielën, më 8 mars, do të luhet derbi i Madonina-s, Mila – Inter. Ndeshja do të gjykohet nga Daniele Doveri. Cilat janë të rejat në të dy kampet?
Si vjen Milani
Adrien Rabiot ka shmangur pezullimin, ndërsa Matteo Gabbia nuk do të jetë i disponueshëm për shkak dëmtimi. Davide Bartesaghi është stërvitur me grupin, por mbetet për t’u parë nëse është gati për të luajtur nga minuta e parë.
Në derbi, trajneri Massimiliano Allegri pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm me lojtarët që ka në dispozicion, duke qenë se sfida e së dielës mund të jetë shansi i fundit për të mbetur në garë me zikaltrit për titullin.
Në mbrojtje parashikohet treshja Fikayo Tomori, Koni De Winter dhe Strahinja Pavlovic përpara portierit Mike Maignan. Në krahë priten Alexis Saelemaekers dhe Pervis Estupinan, ndërsa në mesfushë do të veprojnë Youssouf Fofana (i preferuar ndaj Samuele Ricci), Luka Modric dhe Rabiot. Në sulm pritet dyshja Rafael Leao dhe Christian Pulisic.
Në stol nuk ka alternativa për mbrojtjen, por Allegri mund të përdorë gjatë ndeshjes Christopher Nkunku dhe Niclas Fullkrug në repartin ofensiv, si dhe Ardon Jashari ose Ricci për të sjellë energji në mesfushë. Përveç Gabbias, mungojnë edhe të dëmtuarit Ruben Loftus-Cheek dhe Santiago Gimenez.
Si vjen Interi
Inter hyn në derbi me synimin për të mbyllur praktikisht garën për titull dhe për të forcuar vendin e parë në renditje. Trajneri Cristian Chivu kërkon të marrë revanshin për humbjen në derbin e fazës së parë dhe të çojë diferencën në +13 pikë ndaj rivalëve.
Në portë pritet Yann Sommer, ndërsa në mbrojtje treshja Yann Bisseck, Manuel Akanji dhe Alessandro Bastoni. Në mesfushë do të luajnë Luis Henrique dhe Federico Dimarco në krahë, ndërsa në qendër Hakan Calhanoglu do të jetë regjisori me Nicolo Barella-n dhe Piotr Zielinski-n në mbështetje.
Në sulm konfirmohet dyshja Marcus Thuram dhe Francesco Pio Esposito.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: