NBA/ LeBron James vendos një tjetër rekord historik, kalon legjendën Kareem-Abdul Jabbar

NBA/ LeBron James vendos një tjetër rekord historik, kalon legjendën Kareem-Abdul Jabbar

15:17, 06/03/2026

Lakers kanë humbur në Denver, por në këtë ndeshje LeBron James ka vendosur një tjetër rekord.

Në fundin e çerekorëshit të parë të sfidës kundër Nuggets, basketbollisti veteran gjuajti saktë, duke shënuar koshin numër 15.838 në karrierë.

Me këtë kosh LeBron James parakalon një legjendë si Kareem-Abdul Jabbar sa i takon klasifikimit special për numrin e koshave të shënuar në karrierë.

Tani LeBron i afrohet edhe një kufiri tjetër, atij të ndeshjeve të luajtura.

Atij i nevojiten edhe 6 ndeshje për të kaluar Robert Parish dhe për të thyer një tjetër rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco