Një moment epik është regjistruar në duelin e Premier Ligës mes Tottenham dhe Crystial Palace.
Më konkretisht bëhet fjalë për minutën e 29-të, kur Ismaila Sarr, gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që goli u anulua me VAR, pasi hunda e sulmuesit ishte në pozicion jashtë loje.
Ky moment është duke bërë xhiron e rrjetit.
#TOTCRY – 29’ VAR OVERTURN
— Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) March 5, 2026
VAR checked the referee’s call of goal – and established that Sarr was in an offside position and recommended that the goal was disallowed. pic.twitter.com/8VhZi1Tjzi
Sarr dukej se kishte shënuar golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 29-të, pasi depërtoi drejt portës dhe realizoi me një goditje që u devijua para se të përfundonte në rrjetë.
Megjithatë, pas golit ndërhynë zyrtarët e VAR-it për të kontrolluar pozicionin e tij në momentin e aksionit.
Pas një verifikimi të gjatë me vijat e teknologjisë, u konstatua se hunda dhe një pjesë e fytyrës së Sarr ishin në pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.
Për këtë arsye, goli u anulua, vendim që shkaktoi pakënaqësi te trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner.
Megjithatë, “Shqiponjat” reaguan fuqishëm në pjesën e parë. Edhe pse ishin në disavantazh 1-0, ato përmbysën rezultatin në 3-1.
Sarr realizoi nga penalltia, ndikoi në përjashtimin me karton të kuq të mbrojtësit të Tottenhamit, Micky van de Ven, dhe më pas shënoi edhe një gol tjetër nga loja e hapur para përfundimit të pjesës së parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: