Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ky është formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 26-të

Ky është formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 26-të

16:12, 01/03/2026

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është përzgjedhur Roberts Ozols (Bylis).

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë David Atanaskoski (Partizani), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Aurel Marku (Bylis) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Në mesfushë janë përfshirë Xhoele Maçolli (Teuta), Rowan Human (Partizani) dhe Valentino Murataj (Partizani), ndërsa në rolin e organizatorit është përzgjedhur Dejvi Bregu (Dinamo City).

Dy sulmuesit e formacionit janë Charles Bismark (Vllaznia) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 26-të është përzgjedhur Oltijon Kërnaja i Partizanit, pas fitores së skuadrës së tij ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco