Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Shqipëria U-17 për vajza, gati për sfidën e parë ndaj Andorrës në raundin e dytë të Europianit

Shqipëria U-17 për vajza, gati për sfidën e parë ndaj Andorrës në raundin e dytë të Europianit

19:31, 25/02/2026

Kombëtarja U-17 e vajzave mbylli sot përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Andorrës, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është grumbulluar që prej ditës së hënë në Durrës, ku ka zhvilluar një cikël intensiv stërvitor, të fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në përgatitjen fizike.

Pasdite  e sotme u zhvillua seanca e fundit stërvitore, me grupin e plotë në dispozicion dhe në gjendje shumë të mirë fizike e shëndetësore.

Vajzat kuqezi janë gati për të nisur me ambicie këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit, me objektivin për të marrë maksimumin në çdo sfidë.

Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, duke nisur nga ora 14:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco