Karim Benzema nuk do të jetë në dispozicion të Al Hilal në ndeshjet e ardhshme, pasi klubi saudit ka njoftuar se sulmuesi ka pësuar një dëmtim në aduktorë. Francezi aktualisht është nën kujdesin e departamentit mjekësor dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.
Ish-reprezentuesi francez u transferua tek Al Hilal në orët e fundit të merkatos së dimrit, duke ardhur nga Al-Ittihad. Debutimi i tij ishte spektakolar: Benzema realizoi një “hat-trick” dhe dha një asist në ndeshjen e parë, duke ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve.
Megjithatë, forma e tij pësoi një rënie në takimet pasuese. Ai nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në fitoren 2-0 ndaj Al-Ettifaq, ndërsa barazoi 1-1 pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Al-Ittihad.
Mungesa e Benzema-së paraqet një goditje për Al Hilal, që synon të ruajë ritmin në krye të kampionatit. Klubi dhe tifozët tani presin me ankth rezultatet e analizave mjekësore, për të kuptuar sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushave një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, ish-golashënues legjendar i Real Madridit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: