Galatasaray nuk fsheh ambiciet e mëdha dhe synon të ngjitet në majat e futbollit europian. Këtë e konfirmoi zëvendëspresidenti i klubit turk, Abdullah Kavukcu, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, duke theksuar se skuadra nuk ndalet as përballë kundërshtarëve të mëdhenj si Juventusi.
Pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë, Kavukcu deklaroi se rezultati nuk ishte rastësi: “Duam të rrisim nivelin tonë. Edhe pse në ‘Juventus Stadium’ do të jetë e vështirë të mbrojmë rezultatin, e njohim historinë dhe madhështinë e klubit. Spalletti është një trajner i madh dhe ka kampionë në skuadër. Por edhe ne po ndërtojmë një ekip me lojtarë elitarë, sepse duam të bëhemi ndër më të mirët në botë.”
Një nga objektivat e klubit mbetet Hakan Calhanoglu. “Bëmë një tjetër tentativë në janar, por drejtuesit e Interit na thanë se nuk do të largohej në atë periudhë. Hakan është ikonë e kombëtares turke dhe tifoz i Galatasaray-t. Nuk e di kur, por jam i sigurt se një ditë do ta shohim të luajë për ne”, tha ai.
Sa i përket sulmuesit kryesor, Victor Osimhen, zëvendëspresidenti dha një mesazh të qartë për klubet pretendente, përfshirë Juventusin: “Kur e blemë për 75 milionë euro, shumë e konsideruan çmenduri. Victor i përgënjeshtroi të gjithë. Vlera e tij është dyfishuar dhe sot arrin në 150 milionë euro. Duam të arrijmë objektiva të mëdha së bashku.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: