Kon Knueppel u bë lojtari më i shpejtë në histori të NBA-së që arriti 200 trepikësha gjatë fitores së Charlotte Hornets ndaj Chicago Bulls me rezultatin 131-99. Në këtë sfidë, Knueppel shënoi 21 pikë dhe u shpall heroi i ndeshjes. Ai e shënoi këtë rekord në vetëm 58 ndeshje, një arritje pa precedent në historinë e ligës.
Në pjesën e tretë, Knueppel shënoi 10 pikë radhazi, përfshirë dy ‘triple’ të njëpasnjëshëm, duke nxitur kthesën e madhe të ndeshjes. Brandon Miller kontribuoi me 23 pikë, dhe Hornets fituan çerekun me 42-16, përmes një serie të jashtëzakonshme 22-2 që fshiu plotësisht Bulls.
Kur Charlotte Hornets zgjodhi Kon Knueppel në pozicionin e katërt të draftit të 2025, ata prisnin të merrnin një gjuajtës elitar. Por asnjëherë nuk mund të parashikohej se ai do të bëhej kaq shpejt një nga armët më të rrezikshme të NBA-së. Hornets po avancojnë drejt play-off-it të Konferencës Lindore dhe motor kryesor i këtij ngritjeje është pikërisht Knueppel.
Në fitoren ndaj Bulls, ai shfaqi sërish fuqinë e tij, duke shënuar 21 pikë me 7/12 gjuajtje nga fusha. Para ndeshjes, i duheshin dy ‘triple’ për të arritur 200 në karrierë; ai shënoi tre dhe e arriti rekordin në ndeshjen e tij të 58-të në NBA, një rekord absolut. Askush më parë nuk kishte arritur kaq shpejt 200 trepikësha.
Edhe pse Hornets kanë ‘yje’ të tjerë si LaMelo Ball dhe Brandon Miller, Knueppel konsiderohet “thesari i skuadrës”. Aftësia e tij për të shënuar në seri dhe efikasiteti i jashtëzakonshëm e bëjnë një nga lojtarët më të vlefshëm në ligë, dhe fakti që është vetëm 20 vjeç e bën të frikshëm për kundërshtarët.
Ajo që tërheq më shumë vëmendjen janë përqindjet e tij të gjuajtjes: aktualisht ka saktësi 49% nga fusha, 44% në ‘triple’ dhe 89% nga vija e gjuajtjevetë lira, pranë klubit elitë të “50-40-90”.
Hornets duket se kanë gjetur një ‘yll’ të ri që mund të ndryshojë fytyrën e ekipit në sezonet që vijnë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: