Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

‘Dikur vinim për 'selfie' në Madrid’, trajneri i Club Brugge: Të kthehemi sërish në futbollin e madh

‘Dikur vinim për 'selfie' në Madrid’, trajneri i Club Brugge: Të kthehemi sërish në futbollin e madh

10:49, 25/02/2026

Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë në Belgjikë, Club Brugge humbi 4-1 në ‘Metropolitano’ ndaj Atletico Madridit. Pas sfidës, trajneri Ivan Leko u shfaq në konferencë për shtyp dhe komentoi performancën e skuadrës së tij:

“Ndiej krenari dhe zhgënjim njëkohësisht. Më vjen keq, sepse nuk erdhëm këtu vetëm për të treguar sa të lumtur ishim. E shijova pjesën e parë; luajtëm mirë, me grintë dhe energji. Këtu nuk është e lehtë kundër një ekipi që mundi Barcelonën 4-0. Lojtarët e mi treguan guxim. Është turp që nuk shënuam golin e dytë. I uroj Atletico-s suksese në raundin tjetër”, tha Leko.

I pyetur për rezultatin, trajneri shtoi: “Në minutën e 75-të, kur morëm golin e tretë, mund të kishim mbaruar 5-6. Nuk më shqetëson nëse humbasim me një ose dy gola. Rezultati duket i ashpër, por kemi luajtur mirë. Marrim rreziqe, ata shënuan dy gola në kundërsulm dhe po ta luaja sërish këtë ndeshje, do të veproja njësoj. Duke luajtur kështu, do të fitojmë ndeshje dhe do të kënaqemi. Shpresoj që vitin tjetër të rikthehemi në fushat e mëdha për të treguar se dimë të konkurrojmë”.

Leko theksoi se Brugge po rrit nivelin: “Duhet të vazhdojmë të përpiqemi. Më parë vinim këtu për selfie, tani vijmë për të konkurruar. Dhe do të rikthehemi, sërish e sërish. Nëse klubi dëshiron të përmirësohet, duhet ta besojmë. Është çështje përpjekjeje dhe, me pak fat, ndoshta do të gjejmë shkëndijën që na mungon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco