Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

PSG rrezikon një humbasë talenentin e madh, gjigantët europianë në garë për Mayulu

PSG rrezikon një humbasë talenentin e madh, gjigantët europianë në garë për Mayulu

08:10, 25/02/2026

Revolucioni francez i Luis Enrique te Paris Saint-Germain kalon edhe përmes talentëve të rinj të akademisë pariziene. Një prej tyre është Senny Mayulu, mesfushor i lindur në vitin 2006, i konsideruar si një nga diamantet më të pastër të akademisë së klubit.

Mayulu, i cili do të mungojë në derbin e kthimit të UEFA Champions League ndaj Monaco-s për shkak të një problemi në pulpë, është pjesë e PSG-së që prej vitit 2018, kur ishte vetëm 12 vjeç. Sot, ai është një nga lojtarët më të përdorur në skuadër, pavarësisht moshës së re.

Kontrata e tij, që skadon në verën e vitit 2027, ka nisur të kthehet në çështje për klubin. Vera e ardhshme pritet të jetë vendimtare: rinovim apo shitje? Mesfushori është polivalent, mund të luajë si i brendshëm, si mesfushor ofensiv, madje edhe si “9” fals. Në Champions ka regjistruar 7 paraqitje (gjysma si titullar) dhe 1 gol, ndërsa në Ligue 1 ka zhvilluar 17 ndeshje me 3 gola dhe 4 asistime.

I thirrur me Francën U-21 që nga nëntori 2025, ai është një nga emrat e evidentuar për të ardhmen e “Gjelave”, nën drejtimin e Didier Deschamps dhe ndoshta më pas edhe të Zinedine Zidane.

Megjithatë, PSG rrezikon një tjetër situatë të ngjashme me largimet e bujshme të talentëve në të kaluarën. Mayulu ka refuzuar oferta të rëndësishme, përfshirë atë të Borussia Dortmundit, duke firmosur kontratën e parë profesionale në Paris. Por interesimi i klubeve të mëdha, sidomos nga Premier League dhe ndoshta edhe nga Serie A, është i vazhdueshëm.

Prioriteti i lojtarit dhe i rrethit të tij mbetet PSG. Të paktën për momentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco