Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Hauge: Mbrëmje fantastike në ‘San Siro’, jemi krenarë për këtë rrugëtim

Hauge: Mbrëmje fantastike në ‘San Siro’, jemi krenarë për këtë rrugëtim

07:55, 25/02/2026

Jens Petter Hauge ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit të Bodo/Glimt në ‘San Siro’, fitore që i kushtoi eliminimin Inter-it nga UEFA Champions League. Anësori norvegjez zhvilloi dy ndeshje të shkëlqyera ndaj zikaltërve, duke qenë vendimtar në kualifikimin historik të skuadrës së tij.

“Për ne ishin dy ndeshje të pabesueshme. E dinim se do të ishin shumë të vështira kundër një skuadre fantastike si Interi. Por besuam te vetja dhe te puna jonë”, deklaroi Hauge pas sfidës për Sky.

I pyetur për të ardhmen, ish-lojtari i Milan u shpreh i qartë: “Tani jam shumë i lumtur te Bodo. Kemi besim të madh te projekti dhe po e tregojmë këtë edhe në Champions League. Jemi një skuadër me shumë lojtarë vendas dhe kjo rrugë na bën krenarë”.

Hauge theksoi edhe frymën e grupit si çelësin e suksesit: “Punojmë shumë për njëri-tjetrin. Sakrifikojmë dhe luftojmë si ekip. Sonte ishte një mbrëmje fantastike për ne dhe për tifozët tanë”.

Triumfi në Milano konfirmon rritjen e jashtëzakonshme të klubit norvegjez në arenën europiane dhe dërgon një mesazh të fortë për vazhdimësinë e këtij projekti ambicioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco