Janë mbyllur pjesët e para në dy sfida të mbrëmjes në UEFA Champions League, me rezultate të njëjta dhe gjithçka të hapur për fraksionin e dytë.
Në Itali, përballja mes Inter Milan dhe Bodo/Glimt është mbyllur 0-0.
Zikaltrit kanë mbajtur më shumë topin dhe kanë tentuar të ndërtojnë me qetësi, por skuadra norvegjeze është treguar e disiplinuar në mbrojtje, duke mos lejuar hapësira të rrezikshme.
Ndërkohë, pa gola edhe në ndeshjen e Bayer Leverkusen, që e ka mbyllur pjesën e parë në barazim 0-0.
Skuadra gjermane ka pasur iniciativën dhe disa tentativa drejt portës, por pa arritur të konkretizojë.
Në të dyja sfidat, ritmi ka qenë i mirë, por ka munguar momenti vendimtar para portës.
Pjesët e dyta pritet të jenë vendimtare, aty ku një gol mund të ndryshojë gjithçka.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: