Los Angeles Lakers siguruan një fitore dramatike ndaj Philadelphia 76ers në Kaliforni, në një ndeshje të vendosur vetëm në minutat e fundit.
Vendasit u detyruan të luanin pjesën më të madhe të takimit pa Luka Donçiçin, i cili u largua në periodën e dytë për shkak të një problemi në këmbën e majtë.
Pavarësisht mungesës së yllit slloven, Austin Reaves mori rolin kryesor dhe u shpall lojtari i ndeshjes, duke realizuar 35 pikë në vetëm 25 minuta.
Për miqtë nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Joel Embiid me 35 pikë dhe Tyrese Maxey, i cili regjistroi 26 pikë dhe 13 asistime, pasi Philadelphia u largua e mundur me shifrat 119-115.
Fitore me peshë arritën edhe Golden State Warriors, të cilët triumfuan në fushën e Phoenix Suns pas një përmbysjeje mbresëlënëse.
Suns krijuan një avantazh prej 14 pikësh në periodën e katërt dhe dukeshin pranë suksesit, por Warriors reaguan fuqishëm me një seri 22-5, duke ndryshuar fatin e ndeshjes.
Heronjtë e përmbysjes për ekipin nga San Francisko ishin dy lojtarë stoli, Pat Spencer me 20 pikë dhe De’Anthony Melton me 17 pikë, në një ndeshje ku Draymond Green ishte i vetmi titullar i zakonshëm në dispozicion që nga minuta e parë.
Rezultatet
Detroit Pistons – Washington Wizards 117-126
Orlando Magic – Brooklyn Nets 118-98
Atlanta Hawks – Utah Jazz 121-119
Toronto Raptors – Chicago Bulls 123-107
Houston Rockets – Charlotte Hornets 99-109
Dallas Mavericks – San Antonio Spurs 123-135
Phoenix Suns – Golden State Warriors 97-101
Los Angeles Lakers – Philadelphia 76ers 119-115
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: