Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë në Milano-Kortina 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë në Milano-Kortina 2026

12:04, 06/02/2026

Nisin sot në mbrëmje Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë është pretendente për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të siguruar një medalje për Shqipërinë.

Për çeljen e siparit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni, një në “San Siro” Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco