Roma dhe Milani ndanë pikët në “Olimpiko”, duke barazuar 1-1 në një ndeshje ku vendasit treguan më shumë iniciativë dhe kontroll loje.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Xhan Piero Gasperini analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke shprehur keqardhje për rezultatin final.
“Kur Milani kalon në avantazh, gjithmonë bëhet e vështirë, sidomos për shkak të cilësisë që kanë lojtarët e tyre”, u shpreh Gasperini.
“Një humbje do të kishte qenë një goditje e rëndë. Nëse do të kishim shënuar ne të parët, do të kishim pasur shanse reale për ta fituar ndeshjen.
Rezultati nuk na kënaq plotësisht, por Roma po forcohet dhe kjo është një shenjë e rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit”, tha tekniku i Romës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: