John Terry feston humbjen e Arsenalit, hap një shishe verë për rekordin historik të Chelsea-t

John Terry feston humbjen e Arsenalit, hap një shishe verë për rekordin historik të Chelsea-t

14:31, 26/01/2026

Ish-kapiteni legjendar i Chelsea-t, John Terry, ka reaguar me entuziazëm pas humbjes së Arsenalit ndaj Manchester United në “Emirates”, duke hapur simbolikisht një shishe verë të kuqe për të festuar ruajtjen e një rekordi historik të “bluve”.

Arsyeja e festës së Terry-t lidhet me tre golat e pësuar nga Arsenali në disfatën 3-2 kundër United, çka bën që “topçinjtë” të kenë pësuar tashmë 17 gola në këtë edicion të Premier League. Kjo shifër mjafton që rekordi i famshëm i Chelseat nga sezoni 2004/05 të mbetet i paprekur edhe për të paktën një sezon tjetër. Në atë edicion historik, skuadra e drejtuar nga José Mourinho pësoi vetëm 15 gola gjatë gjithë kampionatit, duke vendosur një standard që ende nuk është thyer.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Terry u shpreh me ironi dhe krenari: “Rekordi ynë është i sigurt edhe për një sezon tjetër. Petr Čech, Paulo Ferreira, Ricardo Carvalho dhe William Gallas, është koha për të festuar me një shishe ose një gotë verë të kuqe. Unë po zgjedh shishen”. Ish-mbrojtësi shtoi gjithashtu se nuk beson se ky rekord do të thyhet ndonjëherë.

Terry komentoi edhe situatën e Arsenalit, duke theksuar se skuadra londineze duket nën presion për herë të parë këtë sezon. “A do të arrijnë objektivat e tyre këtë vit? Pas kësaj që pashë, nuk jam shumë i sigurt”, deklaroi ai, duke nënvizuar se, për të, më i rëndësishëm mbetet fakti që rekordi i Chelsea-t vazhdon të rezistojë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco