Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Roy Keane nuk ka besim te Carrick: Edhe sikur t’i fitojë të gjitha ndeshjet deri në fund....

Roy Keane nuk ka besim te Carrick: Edhe sikur t’i fitojë të gjitha ndeshjet deri në fund....

12:52, 26/01/2026

Ish-mesfushori dhe kapiteni legjendar i Manchester United, Roy Keane, ka shprehur dyshimet e tij mbi aftësitë e Michael Carrick si pasardhës i Ruben Amorim-it, pavarësisht fillimit pozitiv të ish-mesfushorit me “Djajtë e Kuq”.

Carrick ka fituar dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Manchester City-t (2-0) dhe Arsenalit (3-2), por Keane mbetet skeptik:

“Dy paraqitje të mëdha, por çdokush mund të fitojë dy ndeshje,” – tha ai për Sky Sports pas triumfit ndaj liderit të Premier League.

I pyetur për mundësinë që Carrick të marrë drejtimin e klubit në mënyrë të përhershme, Keane ishte i prerë:

“Edhe nëse United fiton çdo ndeshje deri në fund të sezonit, unë nuk do t’ia jepja kurrë atë post. Nuk do të më bindte se ai është njeriu i duhur për këtë detyrë. Sigurisht që jo.”

Sipas Keane, Manchester United ka nevojë për një trajner më të madh dhe më të mirë, që përputhet me madhështinë e klubit dhe sfidat e ardhshme:

“Dëshiron një trajner që të bëjë të ndihesh se mund t’i fitosh titujt. Të qëndrojmë duke besuar se Michael Carrick mund të sjellë trofe për United? Për mua nuk mjafton. Nuk besoj se ai është njeriu që do t’u sjellë tituj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco