Quajeni lojtar të Lazio-s, një emër legjendar me fanellën bardhekaltër

Quajeni lojtar të Lazio-s, një emër legjendar me fanellën bardhekaltër

08:58, 26/01/2026

Lazio është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për Daniel Maldinin, me klubin bardhekaltër që po mbyll detajet e fundit me Atalantën për transferimin e fantazistit 24-vjeçar. Formula e operacionit parashikon një huazim me pagesë prej rreth një milion eurosh, shoqëruar me të drejtë blerjeje, e cila mund të shndërrohet në detyrim nëse plotësohen disa kushte të caktuara gjatë sezonit.

Bëhet fjalë për një profil që Lazio e ndjek prej kohësh, pasi Daniel Maldini konsiderohet një lojtar me potencial teknik të lartë, i aftë të luajë si trekuartist apo edhe në krahët e sulmit. Djali i legjendës Paolo Maldini nuk ka gjetur hapësirat e dëshiruara te Atalanta në këtë edicion, ku deri tani ka regjistruar 11 paraqitje, me 1 asist dhe 376 minuta të luajtura në total.

Pikërisht mungesa e vazhdimësisë ka shtyrë palët drejt një zgjidhjeje që u leverdis të gjithëve: Atalanta do t’i japë lojtarit më shumë mundësi zhvillimi diku tjetër, ndërsa Lazio fiton një element kreativ për repartin ofensiv, në një moment delikat të sezonit. Maldini shihet si një alternativë që mund të rrisë konkurrencën dhe të sjellë ide të reja në fazën sulmuese, falë teknikës, vizionit dhe aftësisë për të luajtur mes linjave.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, zyrtarizimi pritet në orët ose ditët në vijim. Për Lazion, ky operacion përfaqëson një investim të matur, me rrezik të kontrolluar, por me mundësi reale për fitim sportiv dhe teknik në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco