Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Flick ‘ngre në qiell’ Yamal-in dhe u mbyll derën e largimeve: Casadó i paprekshëm, skuadra është e plotë

Flick ‘ngre në qiell’ Yamal-in dhe u mbyll derën e largimeve: Casadó i paprekshëm, skuadra është e plotë

08:41, 26/01/2026

Hansi Flick u shfaq i kënaqur pas fitores 3-0 të Barcelonës ndaj Oviedos, një sukses që u ndërtua gradualisht, pas një pjese të parë të vështirë dhe një të dyte që pasqyroi më qartë idetë e trajnerit gjerman. Tekniku i katalanasve pranoi se ekipi hasi vështirësi fillimisht, por theksoi se reagimi pas pushimit ishte ajo që ai kërkon nga skuadra.

“Oviedo luajti pa presion, nuk kishte asgjë për të humbur. Na presuan lart dhe në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur. Në të dytën u përmirësuam ndjeshëm: më shumë intensitet, më shumë presion dhe rikuperim më i shpejtë i topit”, u shpreh Flick, duke përmendur edhe lodhjen e akumuluar nga kalendari i ngjeshur i ndeshjeve.

Zhbllokimi i takimit erdhi në minutën e 52-të me golin e Dani Olmos. “Goli i parë ishte vendimtar. Aksioni nisi nga presingu i Lamine Yamal-it dhe rikuperimi i topit ishte shembullor”, theksoi trajneri. Më pas, Barcelona e menaxhoi më mirë ndeshjen, duke shënuar edhe me Raphinh-an dhe vetë Yamal-in, i cili realizoi një gol spektakolar me volej.

Për talentin e ri, Flick kishte fjalë të veçanta: “Goli ishte i bukur, por ajo që më pëlqen më shumë është mënyra si punon pa top. Presingu i tij është i jashtëzakonshëm”.

Trajneri vlerësoi gjithashtu fleksibilitetin e Eric García-s, formën në rritje të Olmos dhe rolin e Marc Casadó-së, për të cilin ishte i prerë: “Në këtë merkato askush nuk largohet. Na duhen të gjithë”. Për situatën e Cancelo-s kërkoi durim, ndërsa nënvizoi se paraqitja e pjesës së dytë është rruga e duhur që Barcelona duhet të ndjekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco