Episod i pazakontë në Serie A, Cremonese harron në stadium portierin pas humbjes ndaj Sassuolo-s

Episod i pazakontë në Serie A, Cremonese harron në stadium portierin pas humbjes ndaj Sassuolo-s

22:28, 25/01/2026

Një episod i rrallë dhe i pazakontë ka ndodhur pas ndeshjes Sassuolo–Cremonese, e përfunduar me humbjen 1-0 të ekipit mik. Ekipi i Cremonese-s u largua nga Reggio Emilia pa portierin Emil Audero, i cili mbeti pas në stadium dhe u detyrua të kthehej i vetëm drejt Cremonës.

Sipas raportimit të Sky Sport Italia, Audero ndodhej në zonën miks pas ndeshjes, ku po fliste me disa gazetarë indonezianë. Ndërkohë, autobusi i skuadrës u nis nga “Mapei Stadium” pa u vënë re mungesa e portierit, duke e lënë atë pas.

Vetëm pasi drejtuesit e Sassuolo-s njoftuan delegacionin e Cremonese-s se Audero ishte ende në stadium, klubi ndërhyri për të zgjidhur situatën. Cremonese organizoi menjëherë një shofer privat, i cili e shoqëroi portierin në kthimin e tij drejt qytetit.

Ngjarja ka shkaktuar jo pak habi në ambientin sportiv italian dhe është komentuar gjerësisht në media, duke u cilësuar si një harresë e pazakontë për një klub profesionist të Serie A. Fatmirësisht, gjithçka u mbyll pa pasoja për Audero-n, por episodi mbetet një moment i sikletshëm për Cremonese-n pas humbjes në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco