VIDEO/ Korenica shkëlqen në Rumani, gol fantastik me parabolë ndaj Steauas

VIDEO/ Korenica shkëlqen në Rumani, gol fantastik me parabolë ndaj Steauas

21:11, 25/01/2026

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, po kalon një formë të shkëlqyer te CFR Kluzh në elitën e futbollit rumun. Në ndeshjen e javës së 23-të ndaj FCSB, 29-vjeçari shënoi një gol të mrekullueshëm me një parabolë në minutën e 44-t, duke përmbysur rezultatin dhe vendosur ekipin e tij në avantazh 2-1.

Korenica qëndroi në fushë për 72 minuta, ndërkohë që skuadra e tij siguroi edhe golin e tretë në minutën e 49-të, duke vulosur fitoren ndaj FCSB. Ky ishte goli i pestë për 29-vjeçarin në 22 javët e kampionatit, ndërsa ai ka dhuruar edhe 2 asiste, duke treguar rëndësinë e tij për skuadrën në këtë sezon.

Performanca e Korenicës dëshmon se ai po përjeton një moment fantastik në karrierën e tij, duke kontribuar vendimtar në sukseset e CFR Kluzh dhe duke mbajtur ekipin në garë për vendet e larta në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco