Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Barcelona zgjohet në pjesën e dytë, mposht Oviedo-n dhe i rimerr kreun Realit

Barcelona zgjohet në pjesën e dytë, mposht Oviedo-n dhe i rimerr kreun Realit

18:49, 25/01/2026

Barcelona vijoi dominimin në LaLiga me një fitore të pastër 3-0 ndaj Real Oviedos në ‘Camp Nou’, duke shënuar fitoren e tetë në shtëpi në këtë sezon me diferencë dy golash ose më shumë. Për Oviedon, kjo humbje thellon krizën, pasi ekipi mbetet në fund të tabelës dhe pa fitore në 14 ndeshjet e fundit (7 barazime, 7 humbje).

Pavarësisht statistikave, Oviedo nisi ndeshjen me guxim, duke mbajtur më shumë topin dhe krijuar më shumë raste sesa Barça gjatë 15 minutave të para. Mbrojtësi Eric García shpëtoi disa situata kritike, ndërsa sulmuesit Raphinha, Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal u dukën fillimisht lodhur. Rasti më afër golit para përfundimit të pjesës së parë ishte një goditje fluturikthi nga Raphinha, e cila u ndal nga portieri Aarón Escandell.

Në pjesën e dytë Barcelona e rriti ritmin. Dani Olmo hapi rezultatin në minutën e 52-të me një gjuajtje të saktë rrafsh me tokwn. Pesë minuta më vonë, Raphinha shfrytëzoi një pasim të gabuar të Costa-s dhe shënoi një gol të bukur me parabolë. Më pas, Lamine Yamal mbylli ndeshjen me një goditje fantastike pas një krosimi të Olmo-s, duke vendosur rezultatin përfundimtar.

Kjo fitore rikthen Barcelonën në krye të tabelës së LaLiga-s dhe thellon rekordin negativ të Oviedos ndaj katalanasve, pasi kanë humbur tetë nga dhjetë përballjet e fundit në ‘Camp Nou’ (1 barazim, 1 fitore). Me këtë shfaqje, Barça konfirmon formën e saj të mirë dhe sulmin e frikshëm në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco