Juve, Chiellini është i qartë: En-Nesyri për ne është çështje e mbyllur, nuk duam...

Juve, Chiellini është i qartë: En-Nesyri për ne është çështje e mbyllur, nuk duam...

17:45, 25/01/2026

Pak minuta para fillimit të sfidës ndaj Napolit, Drejtori i Strategjisë së Futbollit te Juventusi, Giorgio Chiellini, ka bërë një pasqyrë mbi merkato dhe kërkimin e një sulmuesi qendror për bardhezinjtë.

“En-Nesyri? Situata është e thjeshtë,” tha Chiellini. “Shkuam të flisnim me të dhe ai shprehu disa dyshime mbi formulën e transferimit, kështu që për ne aktualisht kjo është një tratativë e mbyllur. Nuk mundemi dhe nuk duam të blejmë përfundimisht kartonin. Javën tjetër do të shohim nëse ka mundësi të tjera, por për momentin kjo çështje për ne është e mbyllur.”

Me këto fjalë, Chiellini qartësoi se Juventusi nuk do të vazhdojë negociatat për sulmuesin maroken në këtë fazë të merkatos dhe se ekipi po shqyrton opsione të tjera për të përforcuar repartin e avancuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco