Buendía shkëlqen ndaj Newcastle, Aston Villa mbetet në garë për titull

Buendía shkëlqen ndaj Newcastle, Aston Villa mbetet në garë për titull

17:14, 25/01/2026

Aston Villa shënoi një fitore historike në transfertë ndaj Newcastle United, duke regjistruar triumfin e parë jashtë fushe ndaj “Magpies” që nga viti 2005. Një gol i jashtëzakonshëm i Emiliano Buendía-s në pjesën e parë vendosi ritmin për fitoren 2-0, duke i dhënë trajnerit Unai Emery mundësinë të ruajë presionin në garën për titull në Premier League.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë në ‘St James’ Park’, pas fitoreve të të dyja skuadrave në Europë gjatë javës. Aston Villa krijoi rasti të parë përmes Sandro Tonali-t, por Emiliano Martínez reagoi saktë. Për Newcastle, Nick Pope ndaloi një goditje të ulët të Ollie Watkins. Sidoqoftë, në minutën e 19-t, Buendía mori topin nga 25 metra larg dhe me një goditje të bukur e dërgoi në këndin e sipërm të portës për golin e tij të pestë në Premier League këtë sezon.

Newcastle përpiqej të përgjigjej, por Villans mbetën më kërcënues në zonën sulmuese, me Martínez që shpëtoi ekipin në disa raste, përfshirë një goditje me kokë nga Lewis Miley pak para pushimit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, vendasit u përpoqën të shtonin presionin, por rastee e qarta munguan, ndërsa Aston Villa mbajti kundërshtarin larg portës dhe rrezikoi me aksione të shpejta.

Në minutën e 87-t, Buendía vulosi rezultatin me një goditje me kokë pas asistit të Lucas Digne, duke mbyllur çdo shpresë për përmbysje të Newcastle. Fitorja i lejon Villans të ngjiten në vetëm katër pikë pas liderëve Arsenal, duke i mbajtur gjallë shanset për titull dhe duke treguar forcën edhe në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco