Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Humbje ndaj një rivali direkt, Moriero i qetë pas Tiranës: Edhe këto janë pjesë e futbollit

Humbje ndaj një rivali direkt, Moriero i qetë pas Tiranës: Edhe këto janë pjesë e futbollit

16:57, 25/01/2026

Flamurtari u largua pa pikë nga Tirana, pasi u mposht minimalisht 1–0 nga bardheblutë në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”, të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një humbje e rëndësishme për vlonjatët në përballjen direkte për mbijetesë, por trajneri Francesco Moriero zgjodhi të mos e dramatizojë rezultatin.

Pas ndeshjes, tekniku italian theksoi se skuadra e tij zhvilloi një paraqitje të pranueshme, por u ndëshkua në një moment vendimtar. “Bëmë ndeshjen tonë dhe duhet të ishim pak më të kujdesshëm në golin që pësuam. Sigurisht që na dhemb humbja, por nuk kemi çfarë të bëjmë, kjo ndodh në futboll”, u shpreh Moriero.

Trajneri i Flamurtarit foli edhe për vështirësitë gjatë lojës, duke përmendur dëmtimet dhe ndryshimet e detyruara: “Gjatë ndeshjes u përpoqëm të ndërhynim me zëvendësime për të rritur kualitetin, por Melo u dëmtua dhe u munduam të përshtateshim duke futur Semin”.

Moriero u ndal veçanërisht te episodi i golit të pësuar, duke pranuar mangësi në aspektin mbrojtës: “Pësuam gol me mbrojtje të vendosur. Duhej të ishim më agresivë, na mungoi diagonalja e Diavaras dhe presioni i Markut. Ata na shkuan në portë dhe shënuan”.

Në përfundim, tekniku vlonjat u tregua realist: “Futbolli kështu është. Punojmë gjatë javës, bëjmë ndeshjen tonë, por duhet të pranojmë se do të ketë edhe humbje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco