VIDEO/ Vedat Muriqi ‘çmend’ La Ligën: Tregolësh në fitoren e Mallorcës kundër Bilbaos

VIDEO/ Vedat Muriqi ‘çmend’ La Ligën: Tregolësh në fitoren e Mallorcës kundër Bilbaos

19:20, 17/01/2026

Vedat Muriqi po shkëlqen në La Liga! Sulmuesi i Kosovës shënoi një dopietë në pjesën e parë dhe plotësoi tregolëshin personal në pjesën e dytë në fitoren e Mallorcas kundër Atletik Bilbaos.

Goli i parë erdhi që në minutën e 5-të, duke zhbllokuar takimin.

Në minutën e 42-të, Muriqi shfrytëzoi një penallti pas pritjes fillestare të portierit, ndërsa goli i tretë erdhi gjithashtu nga penalltia, duke vendosur shifrat 3-2 për Mallorcën.

Me këtë performancë, Muriqi ka arritur 14 gola në 20 javë kampionat, duke qëndruar i vetëm pas Kylian Mbappe, i cili kryeson renditjen e golashënuesve me 19 gola.

Sulmuesi kosovar është gjithashtu lojtari i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga, pas legjendës Samuel Eto’o.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco