Në gjysmëfinalen e parë, të luajtur në stadiumin “Ibn Batouta” të Tangierit, Senegali mposhti Egjiptin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë të zhvilluar në Rabat, Maroku dhe Nigeria barazuan 0-0 pas 120 minutash lojë. Të dyja skuadrat patën raste, me Bono dhe Nëabari protagonistë mes shtyllave. Fati i ndeshjes u vendos nga penalltitë, ku portieri maroken Bono u shndërrua në hero absolut, duke pritur dy goditje dhe duke i dhënë Marokut fitoren 4-2.
Fillimisht, në serinë e dytë gaboi Igamane, por të njëjtën gjë bëri edhe Chukwueze i Nigerisë. Dështimi i Onyemaechi-t në serinë e katërt dhe penalltia e fundit e shënuar nga En Nesiry i siguruan kualifikimin Marokut.
Kështu, finalja e madhe do të përballë Senegalin dhe Marokun, ndërsa një ditë më parë Egjipti dhe Nigeria do të diskutojnë vendin e tretë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: