Rizgjedhja e Armand Dukës president i FSHF-së, më 16 shkurt

Rizgjedhja e Armand Dukës president i FSHF-së, më 16 shkurt

15:30, 14/01/2026

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi.

Deri në këto momente, nuk ka një kandidat që do të mund të rivalizojë Armand Dukën për postin e presidentit, ndërkohë që presidenti aktual është propozuar nga disa anëtarë. Ambicien për zgjedhjen në Komitetin Ekzekutiv e ka shfaqur edhe gazetari Blendi Fevziu, emri i të cilit është propozuar gjithashtu nga shoqata që janë janë të lidhura me FSHF-në. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco