Ramadani përpara ndeshjes me Romën: Edhe në emergjencë, janë një skuadër shumë e fortë

Ramadani përpara ndeshjes me Romën: Edhe në emergjencë, janë një skuadër shumë e fortë

17:37, 06/01/2026

Lecce, pas barazimit me Juventusin në Torino, përgatitet për ndeshjen kundër Romës, e cila vjen me mungesa në disa pozicione. Mesfushori Yilber Ramadani ka folur për ‘Sky Sport’ për pritshmëritë e ekipit të tij dhe sfidën ndaj kryeqytetasve.

“Ne futemi në fushë për të tentuar të marrim një rezultat pozitiv. Por edhe nëse u mungojnë disa lojtarë në mbrojtje, Roma mbetet një ekip shumë i fortë, me strukturë të mirë dhe me një stol të fuqishëm”, tha Ramadani, duke theksuar respektin për kundërshtarin.

I pyetur për mundësinë që Sottil të startojë si titullar dhe të ndihmojë Lecce-n të luajë më futboll sulmues, mesfushori u shpreh: “Po, ne duam të luajmë më shumë në ofensivë dhe të shënojmë gola. Mendoj se zgjedhjet e trajnerit shkojnë në këtë drejtim.”

Në këtë mënyrë, Lecce pritet të kërkojë të surprizojë një Romë me mungesa, duke synuar të ruajë ritmin e mirë dhe rezultate pozitive në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco