Maresca flet pas largimit nga Chelsea: Po largohem me paqe të brendshme

Maresca flet pas largimit nga Chelsea: Po largohem me paqe të brendshme

16:21, 06/01/2026

Enzo Maresca ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë pas largimit të bujshëm nga Chelsea në orët e fundit. Trajneri italian ka zgjedhur rrjetet e tij sociale për t’i dhënë lamtumirën klubit londinez, duke publikuar një mesazh emocional dhe reflektues, në të cilin ka përmbledhur eksperiencën e tij me “Blutë”.

“Lëre këtë botë pak më të mirë se si e gjete”, shkruan Maresca në hapje të mesazhit, duke theksuar se rrugëtimi i tij me Chelsea-n nisi që nga fazat paraprake të Conference League. Ai nënvizon se largohet “me paqe të brendshme”, i bindur se po lë pas një klub prestigjioz aty ku e meriton të jetë.

Maresca ka shprehur mirënjohje të veçantë për tifozët e Chelsea-t, të cilët, sipas tij, kanë qenë një mbështetje thelbësore gjatë 18 muajve të fundit. Një mbështetje që kontribuoi drejtpërdrejt në arritje të rëndësishme si kualifikimi në Champions League, fitimi i Conference League dhe triumfi në Kupën e Botës për Klube.

“Këto fitore do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time”, thekson trajneri italian, duke e cilësuar këtë periudhë si një kapitull shumë të rëndësishëm të karrierës së tij. Ai nuk ka harruar të falënderojë edhe lojtarët, të cilët e shoqëruan në këtë udhëtim, duke i quajtur bashkëpunëtorë kyç në sukseset e arritura.

Në fund, Maresca u uron sukses të gjithë atyre që kanë ndarë me të çdo moment, jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, por edhe për të ardhmen, duke e mbyllur mesazhin me një “Faleminderit Chelsea”, në emrin e tij dhe të familjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco