Klubi anglez, Chelsea, ka njoftuar se Liam Rosenior do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë.
Blutë e Londrës larguan nga detyra trajnerin italian, Enzo Maresca, në ditën e parë të vitit 2026, por nuk vonuan shumë dhe kanë njoftuar pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për Rosenior, me të cilin kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2032.
“Klubi i Futbollit Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Liam Rosenior si trajner kryesor i ekipit të meshkujve. Anglezi ka nënshkruar një kontratë me klubin që do ta mbajë atë deri në vitin 2032”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rosenior mbërrin në “Stamford Bridge” pasi ka qenë trajner jashtë shtetit me RC Strasbourg , ku e udhëhoqi klubin francez drejt kualifikimit në Evropë për herë të parë pas 19 vitesh në sezonin e tij të parë, dhe pas roleve të mëparshme në Angli me Hull City dhe Derby County.
“Mezi po pres të nis punë në Londër. Jam i lumtur për gjithçka që ka arritur deri më tani dhe po shikoj me mjaft interes këtë sfidë të re”, tha trajneri pas firmës në kontratë, e cila do ta mbajë në Londër deri në 2032-in.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: