Talenti i Kombëtares/ Maldini Kacurri rikthehet tek Arsenali pas huazimit

Talenti i Kombëtares/ Maldini Kacurri rikthehet tek Arsenali pas huazimit

09:23, 06/01/2026

Maldini Kacurri ka mbyllur zyrtarisht huazimin me Morekamben në kategorinë e pestë angleze.

Talenti i Kombëtares rikthehet sërish tek Arsenali, ndërsa është menjëherë në radarin e disa klubeve angleze dhe konkretisht atyre të kategorisë së pestë.

Për Kacurrin po diskutohet sërish huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit të përhershëm.

Te Morekambe bëri mirë në krahasim me shokët e skuadrës, pasi ekipi pozicinohet në vendet e fundit.

20-vjeçari që ishte risi e Silvinjos për vitin 2025 u largua nga Morekambe me kujtimin e 18 ndeshjeve.

Gjatë kësaj kohe shënoi një gol, asistoi një tjetër dhe provoi po ashtu kartonin e kuq.

“Shumë ulje dhe ngritje, por e shijova dhe mësova shumë gjatë kohës sime te Morekambe. Falenderime për tifozët, lojtarët dhe stafin e trajnerëve që më pritën, u uroj më të mirat të gjithëve që janë të lidhur me klubin”, shkruan Kacurri në postimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco