Vora forcohet me mesfushorin që ka luajtur me moshat e Shqipërisë

Vora forcohet me mesfushorin që ka luajtur me moshat e Shqipërisë

20:53, 05/01/2026

Futboll Klub Vora ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato, duke njoftuar se mesfushori 20-vjeçar, Orgito Ruci, është zyrtarisht pjesë e skuadrës. Ky transferim shënon një hap strategjik për klubin, i cili debuton këtë sezon në Kategorinë Superiore, me objektiv kryesor mbijetesen në elitën e futbollit shqiptar.

Ruci ka një karrierë të formuar në akademinë e Olympiacos Piraeus dhe ka kaluar më pas në skuadrat Genoa U18 dhe Venezia U19, ndërsa së fundmi ka luajtur për Panionios në Greqi. Përvoja ndërkombëtare e tij përforcohet edhe nga përfaqësimi i Kombëtares së Shqipërisë në nivelet U17, U18 dhe U19, duke dëshmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një futbollist premtues.

Me Orgito Rucin në radhët e veta, FK Vora synon të ndërtojë një ekip konkurrues dhe të forcojë praninë e saj në Kategorinë Superiore, duke e bërë debutimin sa më të suksesshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco