VIDEO/ Interi ‘bie’ në frymën e fundit përballë Atletico-s, Liverpooli mposhtet thellë nga PSV-ja, PSG sukses me goleadë

VIDEO/ Interi ‘bie’ në frymën e fundit përballë Atletico-s, Liverpooli mposhtet thellë nga PSV-ja, PSG sukses me goleadë

22:58, 26/11/2025

Ndeshjet e mbrëmjes në Champions League rezervuan emocione të forta dhe rezultate surprizë. Interi nuk ia doli të merrte në ‘Metropolitano’, ku u mposht 2-1 nga Atletico Madrid. Julian Alvarez hapi serinë e golave për spanjollët, por në pjesën e dytë Piotr Zielinski barazoi rezultatin për zikaltrit. Në shtesë, Gimenez realizoi golin e fitores për vendësit.

Ndërkohë, Liverpool pësoi një humbje të thellë në Anfield përballë PSV-së, duke u mposhtur 1-4 dhe duke treguar dobësitë në mbrojtje që po e ndjekin këtë sezon.

Në ndeshje të tjera, PSG shënoi spektakël, duke mundur Tottenhamin 5-3 në një sfidë plot gola. Një fitore e rëndësishme mori edhe Atalanta në transfertë ndaj Eintracht, 3-0, ndërsa Sporting mposhti Club Bruggen me të njëjtin rezultat. Real Madrid arriti një fitore të ngushtë 4-3 ndaj Olympiacos-it

Golat

9' – Ka gol në ‘Metrolpolitano’: topi shkon në rrjetë, por arbitri Francois Letexier e anulon menjëherë për një prekje me dorë, duke zhgënjyer fillimisht Julian Alvarez-in dhe shokët e tij të skuadrës.

Gëzimi i lojtarëve të Atletico Madrid ishte i justifikuar, sepse arbitri Francois Letexier iu drejtua VAR-it për të vlerësuar nëse kishte prekje me dorë. Është gol! Julian Alvarez (Atl. Madrid) ndryshon rezultatin, 1-0.

54’- Pas shumë tentativash të dështuara, Zielinski më në fund barazon rezultatin kundër Atleticos.

Atletico  Madrid – Inter 2-1

Olympiacos – Real Madrid 3-4

Liverpool - PSV 1-4

PSG – Tottenham 5-3

Sporting - Club Brugge 3-0

Eintracht - Atalanta 0-3

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco