Aston Martin kthen në psitë Adrian Newey, nga viti 2026 bëhet ‘team principal’

Aston Martin kthen në psitë Adrian Newey, nga viti 2026 bëhet ‘team principal’

20:19, 26/11/2025

Një zhvillim surprizë ka tronditur Formulën 1: Adrian Newey është emëruar ‘team principal’ i ri i Aston Martin, duke zëvendësuar Andy Cowell. Duke nisur nga sezoni 2026, ish-inxhinieri legjendar i Red Bull-it do të marrë në dorë jo vetëm drejtimin teknik në fabrikë, por edhe koordinimin e të gjitha operacioneve në pistë. Kështu, bie poshtë edhe pista e shumëpërfolur e Chris Horner.

Andy Cowell, i cili e kaloi vetëm një vit si ‘team principal’ dhe CEO, do të zhvendoset në rolin e ri të ‘chief strategy officer’, duke raportuar drejtpërdrejt te Lawrence Stroll. Përvoja e tij do të shfrytëzohet për të optimizuar bashkëpunimin teknik mes ekipit dhe partnerëve Honda, Aramco dhe Valvoline.

Në komunikatën zyrtare të Aston Martin thuhet:

“Ndryshimet strategjike synojnë të sigurojnë se drejtuesit tanë do të jenë të përgatitur për të shfrytëzuar maksimalisht pikat e tyre të forta kolektive në vitin 2026. Ky sezon sjell ndryshimet më të mëdha teknike të një brezi të tërë, me rregullore të reja dhe një ekip shtesë në grilë. Për të kapitalizuar këtë mundësi, ekipi ynë po bën riorganizime të rëndësishme në strukturën drejtuese.”

Adrian Newey, 66 vjeç, u largua nga Red Bulli në vitin 2024 për t’u bashkuar me Aston Martin. I konsideruar gjerësisht si inxhinieri më i mirë i brezit të tij, makinat e projektuara nga ai kanë fituar deri më sot 12 tituj botërorë për konstruktorë, të drejtuara nga pilotë të mëdhenj si Alain Prost, Sebastian Vettel dhe Max Verstappen.

Cowell do të mbikëqyrë veçanërisht marrëdhënien me Hondën, e cila nga sezoni i ardhshëm do të zëvendësojë Mercedes-in si furnizues i motorëve për ekipin britanik.

Edhe pse rezultatet e Aston Martin këtë vit kanë qenë zhgënjyese, aktualja nuk është një makinë e ideuar nga Newey, i cili nisi punën te skuadra e re vetëm në mars të këtij viti. Të gjithë sytë janë tashmë te 2026-a, kur vizioni dhe përvoja e tij pritet të sjellin një epokë të re për ekipin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco