‘Ylli’ shqiptar i Bayernit i shënon Arsenalit, Kosova e konsideron talentin e së ardhmes

‘Ylli’ shqiptar i Bayernit i shënon Arsenalit, Kosova e konsideron talentin e së ardhmes

19:47, 26/11/2025

Yll Gashi, sulmues 17-vjeçar që po shkëlqen në akademinë e Bayern-it të Mynihut, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në futbollin shqiptar. I lindur dhe rritur në Gjermani, ai ka përfaqësuar deri tani kombëtaren gjermane në nivelet e moshave, por duket se e ardhmja e tij ndërkombëtare do të marrë tjetër drejtim.

Sipas raportimeve të fundit, Gashi ka vendosur të mos e veshë më fanellën e Gjermanisë, duke planifikuar që në të ardhmen t’i bashkohet ekipit përfaqësues të Kosovës. Interesimi për të ka qenë i madh si nga FFK, ashtu edhe nga FSHF, por duket se talenti i Bayernit e ka marrë tashmë vendimin e tij.

Megjithatë, zhurma jashtë fushe nuk e ka penguar aspak sulmuesin e ri të bëjë atë që di më mirë: të shënojë. Sot, në ndeshjen e UEFA Youth League kundër Arsenalit, në Londër, Gashi u bë protagonist duke realizuar golin e parë të takimit. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtjes londineze, i vodhi topin kundërshtarit dhe mposhti portierin me qetësi.

Goli i Yll Gashit

Pavarësisht golit të tij, Bayerni U19 u mposht 4–2 dhe praktikisht është shumë afër eliminimit nga gara evropiane e të rinjve. Por për Yll Gashin, performancat pozitive dhe rritja e vazhdueshme e bëjnë të qartë një gjë: Kosova apo Shqipëria kanë para tyre një talent të së ardhmes që pritet të marrë një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco