Milan, shqetësime fizike për Saelemaekers dhe Pulisic, por kundër Lazios pritet të jenë gati

Milan, shqetësime fizike për Saelemaekers dhe Pulisic, por kundër Lazios pritet të jenë gati

19:07, 26/11/2025

Milani po përjeton disa momente shqetësimi për gjendjen fizike të Alexis Saelemaekers dhe Christian Pulisic. Gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme, si belgu ashtu edhe amerikani kanë ndier disa probleme fizike, ndonëse kryen pjesën më të madhe të stërvitjes me grupin.

Saelemaekers ka pasur një shqetësim në shpinë, ndërsa për Pulisic bëhet fjalë për një lodhje të lehtë muskulore. Pavarësisht këtyre sinjaleve, situata e tyre nuk e alarmon Massimiliano Allegri-n, i cili po përgatit skuadrën për sfidën e rëndësishme kundër Lazios, e cila do të zhvillohet të shtunën më 29 nëntor, në orën 20:45.

Stafi mjekësor i kuqezinjve mbetet optimist dhe, nëse nuk shfaqen komplikacione të reja, të dy futbollistët pritet të jenë të gatshëm për duelin ndaj bardhekaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco