Interi pa Dumfries, holandezi humbet sfidën ndaj Atleticos dhe rrezikon mungesë më të gjatë se parashikuar

Interi pa Dumfries, holandezi humbet sfidën ndaj Atleticos dhe rrezikon mungesë më të gjatë se parashikuar

16:27, 24/11/2025

Interi e ka ndier fort mungesën e Denzel Dumfries në derbi, ku skuadrës i ka munguar shtytja e tij karakteristike në krahun e djathtë. Vetëm pas hyrjes në lojë të Diouf-it, zikaltërit kanë treguar pak më shumë gjallëri, ndërsa Carlos Augusto, i zgjedhur për ta zëvendësuar, ka pasur vështirësi në një pozicion që nuk është i natyrshëm për të.

Trajneri Cristian Chivu rrezikon tani të mbetet pa mbrojtësin holandez për një periudhë më të gjatë nga sa ishte parashikuar fillimisht. Dumfries, i cili ka humbur edhe dy ndeshjet e kombëtares së Holandës ndaj Polonisë dhe Lituanisë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës të pësuar në sfidën e ‘San Siros’ kundër Lazios pas një kontakti me Zaccagni-n, dukej se do të tentonte rikuperimin për ndeshjen e së mërkurës në Champions League në Madrid kundër Atletico Madridit të Cholo Simeones.

Por situata ka ndryshuar: jo vetëm që ai nuk do të jetë i gatshëm për transfertën madrilene, por nuk do të udhëtojë as të dielën, më 30 nëntor, në Pisa. Stafi mjekësor zikaltër do të rivlerësojë gjendjen e tij gjatë javës, por ekziston frika se Dumfries mund të mungojë edhe në sfidën e Kupës së Italisë më 3 dhjetor dhe në ndeshjen pasuese të kampionatit kundër Comos në ‘San Siro’, më 6 dhjetor.

Interi shpreson ta ketë gati më 9 dhjetor për ndeshjen e Kupës kundër Liverpool-it, por për momentin bëhet fjalë për një ndalesë që mund të shtrihet në katër ndeshjet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco