VIDEO/ Cristiano Ronaldo, gol spektakolar me roveshatë në Arabinë Saudite

VIDEO/ Cristiano Ronaldo, gol spektakolar me roveshatë në Arabinë Saudite

20:45, 23/11/2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të mahnitë me golat e tij. Sulmuesi portugez shënoi një supergol, duke vulosur me roveshatë fitoren 4-1 të Al Nassr ndaj Al Khaleej këtë të diel.

Pas golit të parë nga João Félix, CR7 u ngrit mes mbrojtësve dhe goditi topin në mënyrë spektakolare, duke e dërguar në rrjetë në momentet e fundit të ndeshjes. Ky është goli i 954-t në karrierë për kapitenin e Portugalisë, duke i mbetur vetëm 46 gola për të arritur shifrën e magjishme të 1000 golave.

Një paraqitje që dëshmon sërish aftësitë e jashtëzakonshme të Ronaldos dhe e mban atë në qendër të vëmendjes në skenën ndërkombëtare.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco