Lazio rikthehet me fitore, mposht Lecce-n e Ramadanit dhe Berishës

Lazio rikthehet me fitore, mposht Lecce-n e Ramadanit dhe Berishës

20:23, 23/11/2025

Lazio ka rifilluar me sukses në Serinë A pas humbjes ndaj Interit, duke mposhtur Leccen 2-0 në një ‘Olimpico’ të qetë, ku tifozët protestuan kundër Lotitos dhe zhvilluan një bojkot tifozërie. Bardhekaltrit dominuan në pjesën e parë dhe shfaqën forcë edhe pse mungonin disa lojtarë të rëndësishëm.

Lazio-Lecce 2-0

Guendouzi ishte protagonisti kryesor, duke shfrytëzuar asistin e Basic për të kaluar në avantazh Lazion. Portieri Falcone shpëtoi disa goditje të tjera, por në minutën e 95’ Noslin vulosi rezultatin 2-0, duke i dhënë fund ndeshjes.

Dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani luajtën titullarë në radhët e miqve, por nuk mundën të kontribuonin më shumë për të shmangur humbjen.

Trajneri Maurizio Sarri shënon kështu 18 pikë në Serinë A, por shqetësohet për dy mungesa të rëndësishme: Cataldi dhe Gila pësuan lëndime dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidat e ardhshme. Fitore e rëndësishme për Lazion, që riafirmon pozicionin e saj dhe shfaq një formë solide pavarësisht vështirësive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco