Po luanin ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Botërorit, turqve u grabiten sendet luksoze në dhomat e zhveshjes

Po luanin ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Botërorit, turqve u grabiten sendet luksoze në dhomat e zhveshjes

18:07, 20/11/2025

Turqia barazoi me Spanjën në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, por gjatë ndeshjes trajneri dhe lojtarët u vodhën brenda dhomave të zhveshjes.

Sipas gazetës spanjolle “MARCA”, u vodhën ora dhe unaza, me një total prej mbi 300,000 eurosh.

Alarmi u dha drejtpërdrejt nga personeli i ekipit kombëtar turk dhe policia spanjolle nisi një hetim të shpejtë, i cili ishte shumë i suksesshëm, pasi gjeti të gjitha sendet e humbura që i përkisnin stafit të trajnerit Montela dhe lojtarëve.

Për më tepër, u identifikua një person potencialisht përgjegjës për vjedhjen, por megjithatë, hetimi mbetet i hapur për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco