Kombëtarja shqiptare nuk ka pasur një histori të lehtë përballë Polonisë, kundërshtare që e pret në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026. Statistikat nuk janë në anën e kuqezinjve, por kujtimi më i freskët ndaj polakëve është pikërisht ai që ndezi krenarinë e tifozëve kuqezi dhe na hapi rrugën drejt Euro 2024.
Fitorja 2-0 në Tiranë, më 10 shtator 2023, ishte një nga ndeshjet më të mira të Shqipërisë në vitet e fundit. Ajo jo vetëm që na dha tri pikë vendimtare, por edhe riktheu vetëbesimin dhe tregoi se kjo Kombëtare mund të matet denjësisht me kundërshtarë të fortë si Polonia.
Një bilanc historik që rëndon, por nuk përcakton të ardhmen
Nga 15 përballjet e zhvilluara mes dy ekipeve, Shqipëria ka arritur vetëm dy fitore, tre barazime dhe ka pësuar dhjetë humbje. Një bilanc që tregon vështirësinë e sfidës, por njëkohësisht edhe hapësirën për të shkruar histori të re.
Ndeshjet mes Shqipërisë dhe Polonisë në vite:
06.11.1949 – Poloni 2-1 Shqipëri (Miqësore)
01.05.1950 – Shqipëri 0-0 Poloni (Miqësore)
29.11.1953 – Shqipëri 2-0 Poloni (Miqësore)
14.10.1970 – Poloni 3-0 Shqipëri (Kual. EURO)
12.05.1971 – Shqipëri 1-1 Poloni (Kual. EURO)
31.10.1984 – Poloni 2-2 Shqipëri (Kual. FIFA)
30.05.1985 – Shqipëri 0-1 Poloni (Kual. FIFA)
19.10.1988 – Poloni 1-0 Shqipëri (Kual. FIFA)
15.11.1989 – Shqipëri 1-2 Poloni (Kual. FIFA)
29.05.2005 – Poloni 1-0 Shqipëri (Miqësore)
27.05.2008 – Shqipëri 0-1 Poloni (Miqësore)
02.09.2021 – Poloni 4-1 Shqipëri (Kual. FIFA)
12.10.2021 – Shqipëri 0-1 Poloni (Kual. FIFA)
27.03.2023 – Poloni 1-0 Shqipëri (Kual. EURO)
10.09.2023 – Shqipëri 2-0 Poloni (Kual. EURO)
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: