Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rodri operohet, Manchester City zbulon sa do të mungojë kampioni i botës

Rodri operohet, Manchester City zbulon sa do të mungojë kampioni i botës

17:31, 28/07/2026

Manchester City ka konfirmuar se mesfushori Rodri Hernandez i është nënshtruar me sukses një operacioni të vogël në shpinë, pas shqetësimeve fizike që e kanë shoqëruar prej disa kohësh.

Klubi anglez bëri të ditur se ndërhyrja ka kaluar pa probleme dhe lojtari do të nisë menjëherë fazën e rikuperimit.

Sipas njoftimit zyrtar, kampioni i botës me Spanjën udhëtoi drejt Madridit, ku iu nënshtrua procedurës mjekësore. Operacioni nuk ka kërkuar shtrim në spital dhe stafi mjekësor është optimist për rikthimin e tij në fushë pas një periudhe të shkurtër rehabilitimi.

Trajneri Enzo Maresca konfirmoi se Rodri do t'i bashkohet sërish skuadrës sapo të përfundojë fazën e rikuperimit.

“Ka nevojë për pushim dhe të rikuperohet plotësisht. Më pas do të rikthehet me ne”, u shpreh tekniku i “Qytetarëve”.

Lajmi është një shqetësim i vogël për kampionët e Anglisë në prag të sezonit të ri, megjithatë në klub mbizotëron besimi se mesfushori spanjoll do të jetë gati brenda një kohe të shkurtër për t'u rikthyer në dispozicion të skuadrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco