Egnatia zbret në fushë mbrëmjen e sotme për sfidën më të rëndësishme të sezonit, teksa përballet me Celjen në Slloveni në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampionëve. Pas barazimit spektakolar 3-3 në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë synojnë një rezultat historik që do t'u siguronte minimalisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Trajneri Nevil Dede ka publikuar formacionin zyrtar të sfidës që nis në orën 20:15.
Në ndeshjen e parë, Egnatia zhvilloi një paraqitje bindëse dhe dominoi për pjesën më të madhe të takimit, por u desh të kënaqej me një barazim.
Tashmë gjithçka do të vendoset në 90 minutat e kthimit, ku çdo detaj mund të rezultojë vendimtar.
Pritet një sfidë e luftuar, me Egnatian që synon të shkruajë historinë në arenën evropiane dhe t'i japë futbollit shqiptar një tjetër sukses të rëndësishëm në kompeticionet e UEFA-s.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: